Shpella e Gadimës rihapet për vizitorë

Shpella e Gadimës rihapet për vizitorë

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), njofton se në kuadër të lehtësimit të masave kundër COVID19, nga dita e sotme do të hapet për vizitorë Monumenti i Natyrës me Rëndësi të Veçantë Shpella e Gadimës.

AMMK thekson se hapja e shpellës për vizitorë do të përcillet me disa masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të përcaktuara sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe manualit për parandalimin e përhapjes së COVID19.

“Në kuadër të këtyre masave mbrojtëse, vizitorët obligohen të jenë të pajisur me maska, ndërsa vizitat në shpellë do të organizohen në grupe të vogla të vizitorëve. Orari i vizitave në shpellë do të jetë sipas orarit të rregullt të punës nga ora 8:30-15:30”, thuhet në njoftim./Motilokal.com