Mund të mos ketë promovues më të madh të idesë që njerëzimi duhet të shkojë në planetin Mars, se sa Elon Musk.
Por Musk doli në media edhe një herë për të pranuar, megjithëse jo për herë të parë, të vërtetën në lidhje me ëndrrën e tij: "Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve ndoshta do të vdesin" gjatë procesit.
Musk bëri komentet gjatë një interviste me themeluesin e XPrize Peter Diamandis javën e kaluar, duke shtuar në lidhje me udhëtimin: "Është e pakëndshme. Është një udhëtim i gjatë, mund të mos kthehesh i gjallë".
"Ne nuk do të bëjmë askënd të shkojë", shtoi ai. "Vetëm vullnetarë".
Musk ka folur për ambiciet e tij ndërplanetare për dy dekada: Misioni themelues i kompanisë së tij të raketave SpaceX që deri më tani është mjaft i suksesshëm dhe krijimin e teknologjisë për të transferuar njerëzit drejt Marsit./Motilokal.com


