Për disa mund të jetë makth të lahen në një kuti xhami të varur në 35 metra lartësi, por për disa të tjerë, është simbol i statusit shoqëror.
Pishina më e re dhe më luksoze në Londër është gati. Sky Pool është pishina e parë e tejdukshme 25 metra e gjatë që lidh dy ndërtesa në Nine Elms. Qasje në këtë pishinë do të kenë vetëm banorët fatlumë të ndërtesave kolektive.
Është pishina më e madhe në botë e këtij lloji, dhe paraqet një projekt të ri që pritet në të ardhmen të përdoret edhe në shumë ndërtesa tjera kolektive.
Ndryshe kjo pishinë është prodhuar në Kolorado të SHBA-ve, dhe ka përshkruar mbi 8 mijë kilometra për të arritur në “shtëpinë” e re. Është tri metra e thellë dhe peshon mbi 375 tonelata.
Data zyrtare e hapjes është 19 maji, por disa modele kanë provuar ndjesinë e të notuarit në një pishinë të tillë, duke realizuar foto promocionale.
Në total, aty janë ndërtuar 2000 apartamente, me çmime që fillojnë nga mbi 1 milion euro për një apartament me dy dhoma dhe një kuzhinë./Motilokal.com


