Në Portugali është hapur ura më e gjatë në botë. Ura me emrin “516 Arouca” është 516 metra e gjatë dhe ndodhet në qytetin Arouca. Kjo urë është s stilit tibetian, mbahet nga kabllot e çelikut dhe dy kulla të mëdha në formë V.
Kangjellat janë me rrjetë të ngurtë, ndërsa kuverta është e ndërtuar me 127 module katër metra të gjata. Kompanisë portugeze Itecons iu deshën tre vite për ta ndërtuar dhe përfundoi në korrik 2020.
“Kjo urë synon të tërheq turistë të ndryshëm: adhuruesit e inxhinierisë, dashamirësit e natyrës, njerëzit që adhurojnë përvojat ekstreme”, njoftuan autoritetet vendase./Motilokal.com



