Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Japonia është goditur nga një tërmet 6.8 i shkallës rihter. Mediat vendase bëjnë me dije se lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë në bregun verilindor të Japonisë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi në një thellësi prej 47 km në Paqësor, pranë epiqendrës së tërmetit shkatërrues në mars të 2011 që shkaktoi cunamin që vrau më shumë se 18 mijë njerëz.

Por, sipas Agjencisë Meteorologjike tërmeti i sotëm nuk kishte rrezik për një tjetër cunam. Por një zyrtar i agjencisë paralajmëroi se do të ketë lëkundje të forta gjatë gjithë javës në vijim.

Nga tërmeti pati dëme materiale dhe vetëm dy persona u plagosën lehtë.

Japonia goditet rregullisht nga tërmetet dhe ka rregullore të rrepta ndërtimi dhe gjithmonë punimet bëhen aq cilësore sa përballojnë edhe lëkundjet më të forta./Motilokal.com