Ujësjellësi i Pejës apelon qytetarët që ta vlojnë ujin para se ta pinë

Ujësjellësi i Pejës apelon qytetarët që ta vlojnë ujin para se ta pinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka apeluar te qytetarët e rajonit të Pejës që ta vlojnë ujin para se ta pinë.

Ky paralajmërim vjen për shkak të rritjes së temperaturave në zonat malore dhe shkrirjes së borë që sipas “Hidrodrini”, uji nuk po konsiderohet i pastër e i shëndetshëm.

“Për shkak të temperaturave në ngritje, rezultat i të cilave po pason shkrirja e borës nëpër zonat malore, konsumatorët tonë, të tërë zonës së mbulueshmërisë, në komunat, Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik janë të lutur që ujin për pije, para përdorimit ta vlojnë në kushte shtëpie. Thirrja vlen deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim./Motilokal.com