Gjirokastra, qyteti i gurtë plot me vizitorë këtë fundjavë [Foto]

Gjirokastra, qyteti i gurtë plot me vizitorë këtë fundjavë [Foto]

Gjirokastra, qyteti që të mbërthen me magjinë e vet. Aty ku çatitë e gurta hedhin valle me njëra – tjetrën, ndërsa shtëpitë karakteristike përqafohen përreth kalasë së gurtë, që ngrihet krenare mbi qytetin e historive të vjetra e të reja.

Të vizitosh Gjirokastrën dhe pasuritë e shumta të saj do të duhej shumë më tepër se një fundjavë, por pavarësisht kësaj Gjirokastra vijon ende të mbetet një destinacion i rëndësishëm i turistëve vendas e të huaj, ndërsa vitet e fundit numri i turistëve që e vizitojnë qytetin muze ka shënuar rritje.

May be an image of 1 person and street

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi shprehet se “Gjirokastra plot me vizitorë vendas këtë fundjavë, si paralajmërim i asaj që do të ndodhë gjatë këtij sezoni dhe më tutje. Vizioni ynë është për ta shndërruar qytetin dhe zonat përreth edhe në një destinacion fundjavash për ata që lëvizin brenda vendit”.

May be an image of 4 people, people standing, footwear and street

Golemi bën të ditur se po punojmë me projektin e “Sheshit të Çerçizit” që do t’i shtohet Pazarit të restauruar si një tjetër xhevahir i trashëgimisë tonë kulturore dhe një hapësirë më shumë për t’u vizituar e bërë biznes.

May be an image of one or more people and street

“Rrjeti i ri i muzeve do të jetë gjithashtu një vlerë e shtuar e ofertës tonë turistike për vizitorët. Falë vaksinimit masiv ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se ai i vitit të shkuar. Më e keqja ka kaluar, më e mira është e gjitha përpara”, shprehet Golemi.

May be an image of street

Pas transformimit të Pazarit të Vjetër në Gjirokastër ka plot 70 bujtina dhe mbi 10 hotele. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

May be an image of 3 people and outdoors

Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës./Motilokal.com

May be an image of outdoors

May be an image of 1 person and outdoors