Vullkani Sinabung në rajonin Sumatra Veriore të Indonezisë ka hedhur hi vullkanik deri 2,800 metra në qiell, njoftoi agjencia gjeologjike e vendit.
Shpërthimi zgjati më shumë se gjashtë minuta, por nuk pati raportime për viktima, tha agjencia.
Armen Putra nga ekipi i vëzhgimit të vullkanit, deklaroi se nuk ka pasur humbje jetësh si pasojë e shpërthimit dhe paralajmëroi fshatarët që jetojnë në afërsi të qëndrojnë 5 kilometra larg vullkanit dhe të jenë të përgatitur për rrezikun e lavës.
Ndryshe, në vitin 2014 dhe 2016, 23 persona humbën jetën nga shpërthimet e Vullkanit Sinabung, i cili u aktivizua në vitin 2010 pas afro 400 vitesh.
Indonezia ka numrin më të madh të vullkaneve aktive në botë me 127 vullkane./Motilokal.com


