Liqeni i Fushë-Studën, një nga perlat dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë

Liqeni i Fushë-Studën, një nga perlat dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë mbetet një destinacion turistik i jashtëzakonshëm për t’u frekuentuar në të katër stinët, por në veçanti në stinën e verës.

Simboli i këtij vendi është liqeni, i cili ndodhet përballë fshatit, rrëzë pyllit të ahut. Pylli dhe peizazhi përreth liqenit ofrojnë një pamje piktoreske dhe mjaft tërheqëse për turistët që vizitojnë këtë anë.

May be an image of body of water, tree and nature

Ndonëse i vendosur në 1100 metra lartësi mbidetare, gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë nga vizitorët freskohen me ujin e pastër dhe të ftohtë të liqenit.

May be an image of nature, lake and tree

Sa i përket pozicionit gjeografik, pasurive natyrore, traditave dhe kulturave, ky vend mundëson një turizëm të veçantë. Turistët në Fushë-Studën mund të shijojnë shumë gjëra, si peshkimin, ecjet sportive të notojnë në ujërat e pastra të liqenit dhe shumë atraksione të tjera që ofron kjo hapësirë.

May be an image of mountain, nature and lake

Ky liqen furnizohet nga reshjet e shiut dhe burimet e ndryshme tokësore dhe nëntokësore. Gjatë muajve të pranverës dhe të vjeshtës, niveli i ujit rritet dukshëm.

Në Shebenik turistët kanë mundësi të shijojnë liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.

Moratoriumi i gjuetisë ka bërë që edhe kafshët e egra të shtohen për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone./Motilokal.com