Në Belsh, Elbasan, hapësira e liqenit të Marinës është kthyer në një destinacion turistik për vizitorët.
Kryeministri Edi Rama ka uruar një të diel të qetë duke shpërndarë foto nga liqeni.
Ai thekson se është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Tashmë Belshi është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit.
Është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara.
Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.
Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujërat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve./Motilokal.com




