“Eja në Vlorë”, është slogani i përzgjedhur për të ftuar pushuesit që të zgjedhin qytetin gjatë sezonit të ri turistik. Ndryshe nga vitet e shkuara, për çeljen e sezonit të ri është zgjedhur qendra historike e qytetit.
Kjo edhe për të treguar se Vlora ka resurse te jashtëzakonshme, jo vetëm bregdetare, por edhe te kulturës, dhe njëherësh për të promovuar edhe një nga investimet më të fundit dhe të rëndësishme në Vlorë. Aktiviteti i zhvilluar në zonën historike i ka paraprire një sërë aktiviteteve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit.
Kryetari i bashkisë, Dritan Leli e ka cilësuar dhe vlerësuar se ky sezon pritet të jetë shumë më ndryshe se një vit më parë, por gjithmonë duke ruajtur masat kundër COVID-19, pavarësisht situatës së përmirësuar.
Nën ritmin e muzikës me emra të njohur të muzikës shqiptare ka vijuar festa dhe aktiviteti në çeljen zyrtare të sezonit turistik në Vlorë shoqëruar me fishekzjarrët shumëngjyrëshe si një ftesë drejtuar të gjithëve: “Eja ne Vlorë”./Motilokal.com






