Stina e pranverës na ofron ndryshime të shpejta të situatës meteorologjike. Kështu parashikohen tre ditë në vijnë.
Dita e parë e javës do të jetë me mot pjesërisht me re në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 17 deri në 23 °C.
Mot i kthjellët e me diell do të mbajë gjatë ditës së martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 22 °C.
E mërkura parashikohet të jetë me mot kryesisht të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 13 deri në 22 °C./Motilokal.com


