Fillimi i javës në Kosovë parashikohet të nis me mot të ndryshueshëm, me diell, kthjellët, vranësira, shi të shoqëruara me erë dhe bubullima.
E hëna do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me erë dhe bubullima, ndërsa pasdite pritet të kemi mot pjesërisht me re, e në mbrëmje sërish reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 20 °C.
Dita e martë do të jetë me mot kryesisht të kthjellët e me diell, gjatë paradites mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 19 °C.
E mërkura do të mbajë mot të ndryshueshëm me vranësira, kthjellime dhe diell. Përgjatë pasdites priten reshje shiu të shoqëruara edhe me bubullima. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 22 °C./Motilokal.com


