Shqipëria është përfshirë nga një mot i ligë me reshje shiu dhe stuhi, që do të vazhdojnë edhe këtë javë. Tashmë në vendin tonë ka rënë edhe bora e parë që ka mbuluar malin e Tomorit.
E për banorët e zonës kjo tregon se dimri do të fillojë më shpejtë dhe pritet të jetë me i ftohtë.
Sipas meteorologëve 15 ditshi i parë i muajit nëntor do të jetë i lagësht dhe me temperatura të ulëta. /Motilokal.com