Shqipëria, vendi i parë evropian pa qese plastike

Shqipëria, vendi i parë evropian pa qese plastike

Shqipëria është vendi i parë evropian që pritet të largon nga përdorimi qeset plastike prej 1 qershorit të viti 2020. Në një tryezë ambasadorët e BE-së, ekspertët ndërkombëtarë dhe drejtues të institucioneve shqiptare analizuan arritjet e detyrave të kapitullit 27 për mjedisin, ministri Klosi është shprehur se ka ardhur koha për aksione konkrete për ta bërë Shqipërinë të pastër dhe për të goditur ata që ndotin më shumë.

“Ne kemi vendosur për ta çuar deri në fund misionin e vështirë por jo të pamundur të Shqipërisë së pastër turistike”, tha ministri Klosi.

Ministri Klosi tha se reforma mjedisore, përafrimi i legjislacionit, Shqipëria, i pari vend evropian pa qese plastike nga 1 qershori 2020, janë veprime konkrete që vlerësohen pozitivisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Thirrja për veprim konkret është vetëm një prej 3 pikave të reformës së ndërmarrë nga ministria e Mjedisit, ku përveç synimit të reduktimit përfundimtar të qeseve plastike, është edhe reformimi i inspektoritatit dhe sistemit lejeve mjedisore bashkë me përafrimin e legjislacionit evropian.

Ambasadori Soreca mbështeti nismën për një Shqipëri pa qese plastike, duke theksuar se tashmë është i dukshëm impakti i fushatës për mjedisin të nisur pak ditë më parë. Fushata e mjedisit duhet të vijojë të jetë në krye të agjendës pasi mjedisi është në priorietet kryesore të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërsa ambasadorja suedeze, Elsa Hastad vlerësoi pozitivisht përpjekjet e bëra deri me tani nga Ministria e Mjedisit./Motilokal.com