Europa përjeton pranverën më të ftohtë që nga viti 2013

Europa përjeton pranverën më të ftohtë që nga viti 2013

Një sistem i vazhdueshëm i presionit të ulët mbi Europë i ka dhënë kontinentit pranverën më të ftohtë që nga viti 2013, sipas të dhënave nga shërbimi i Bashkimit Europian për Ndryshimin e Klimës Kopernicus.

Temperatura mesatare e marsit deri në maj ishte 0.45 gradë Celsius nën mesataren që nga viti 1991 deri në 2020, njoftoi agjensia të hënën në Reading të Anglisë.

Në pjesë të mëdha të Europës, u matën temperaturat më të ulëta se mesatarja, thuhet në njoftim. Përjashtimet ishin Skandinavia dhe jug-perëndimi i Gadishullit Iberik.

"Në maj të 2021-ës, pjesa më e madhe e Europës përjetoi temperatura nën mesatare me qendrën e anomalisë së temperaturës të vendosur mbi Gjermaninë", tha në një deklaratë e Kopernikus.

"Muaji u karakterizua nga kushtet e motit ciklonik jo sezonal dhe kjo bëri që Gjermania të ketë majin më të ftohtë që nga viti 2010 dhe temperaturat maksimale në Britaninë e Madhe të jenë më të ulëtat e regjistruara."

Por një pamje mbarëbotërore e të dhënave të motit gjatë periudhës paraqiti një pamje më të ngrohtë.

Globalisht, studiuesit regjistruan temperatura më të larta në maj sesa mesatarja afatgjatë: muaji ishte 0.26 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e 20 viteve të fundit.

Grenlanda Perëndimore, Afrika Veriore, Lindja e Mesme dhe Rusia veriore dhe perëndimore u prekën veçanërisht. Në 12 muajt deri në maj, temperatura globale ishte 0.29 gradë Celsius më e lartë se mesatarja e viteve 1991-2020./Motilokal.com