Franca goditet nga një tërmet i fuqishëm

Franca goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i moderuar me magnitudë 5.4 ka goditur një pjesë të Francës jugore të hënën duke plagosur rëndë një person, thanë autoritetet, duke shtuar se janë shkaktuar dëme të lehta në disa ndërtesa.

Agjencia për monitorimin e tërmeteve tha që tërmeti ndodhi para mesditës të së hënës, kurse epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Montelimar në rajonin Auvergne-Rhone-Alpe.

Instituti Gjeologjik i SHBA-ve tha se tërmeti ishte me përmasë 4.8. ndërsa institutet e ndryshme të monitorimit të tërmetit shpesh ofrojnë vlerësime të ndryshme të madhësisë.

Autoritetet lokale thanë se një banor në Montelimar u plagos rëndë, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ajo shtoi se nuk ka pasur ndonjë dëmtim serioz të regjistruar në ndonjë ndërtesë aty pranë - dhe nuk ka dëme në uzinën bërthamore të Tricastin.

Sipas mesazheve të postuara në rrjetet sociale, një goditje e lehtë u ndje në Montpellier, Lyon, St Etienne, Grenoble, Avignon dhe Marseille. /Motilokal.com