Sot mot kryesisht me diell, të enjten rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Sot mot kryesisht me diell, të enjten rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell. Gjatë pasdites në viset malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 23 °C.

E enjtja do të jetë me mot të ndryshueshëm me diell e vranësira, përgjatë pasdites priten rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 14 deri në 23 °C./Motilokal.com