Albanica Residence – Aty ku fillon Prishtina e Re, fillojeni edhe ju një jetë të re!

Albanica Residence – Aty ku fillon Prishtina e Re, fillojeni edhe ju një jetë të re!

Çfarë e bën ideal një kompleks banimi? Është kjo pyetje që mundon secilin person që dëshiron të bëjë një investim në patundshmëri. Arkitektët dhe ekspertët e banimit kanë përmendur shumë faktorë përkitazi me pyetjen e shtruar në kryeradhë. Megjithatë, ekziston një pajtim mes tyre sa i takon këtyre faktorëve. Sado që i shtojmë ato, i pari dhe më i rëndësishmi është lokacioni. Mbase nuk ka mbetur rastësi proverbi në përgjigjen e pyetjes se cilët janë tri elementet që e shesin një pronë: lokacioni, lokacioni, lokacioni.

Lokacioni i qëlluar e identifikon kompleksin impresiv Albanica Residence. Hartimi i projektit kryesor është bazuar në parametrat dhe kriteret e planifikuara nga plani rregullativ urban të zonës “Prishtina e re, zona qendër”. Rezultatet e fituara nga gjendja ekzistuese e lokacionit tregojnë se ky vend ka potencial për t’u zhvilluar në një zonë të re urbane duke krijuar ambiente të reja për biznes, banim dhe hapësira të gjelbëruara, ambient të shëndetshëm dhe jetë të rehatshme. Lokacioni shtrihet përgjatë rrugës kryesore ‘Holgen Petersen”, e cila e lidh rrugën A me Pallatin e Drejtësisë. Lokacioni shtrihet në një sipërfaqe prej 15,641 m² (në bllokun A15). Pikërisht në këtë parcelë parashihen të ndërtohen tri komplekset banesore të Albanica Residence. Blloku A planifikohet të ndërtohet në pjesën e poshtme; ndërsa ai B dhe C në pjesën e sipërme të tij. Sipërfaqja e përgjithshme ndërtimore është S=77,387.70 m² (mbi tokë) +21,080.70 m² (nën tokë), ndërsa sipërfaqja totale, përfshirë dhe blloqet tjera është S=170,000.00m².

Blloku A ndahet ne 3 llamella (A1, A2 dhe A3), secila me hyrje të veçantë. A1 përmban pesë njësi banimi në kat të banimit. A2 ka gjashtë njësi banimi në kat. Ngjashëm ka edhe A3. Blloku A ka gjithsej 190 njësi banimi prej të cilave tri prej tyre janë dupleksa dhe tri penthouse. Kompleksi B ka 67 njësi banimi prej të cilave katër janë dupleksa dhe një penthouse. Blloku C përbëhet prej 120 njësive banimi, tri prej të cilave janë dupleksa dhe tri penthouse.

Por përtej lokacionit ideal të Albanica Residence, investitorët janë përkujdesur që kompleksi të ketë edhe disa parametra të tjerë, të cilat shënojnë risi në banimin modern në vendin tonë. Hyrjet në objekt janë të pajisura me recepcion; instalimi i pompave termike; muret e jashtme (25 cm+16cm termoizolim) dhe ato të brendshme të objektit janë me trashësi sipas llogarive statike, akustike dhe termike që mos të lejojnë përçimin e zhurmës; pajisjet kundër zjarrit; vertikalet; përzgjedhja e materialeve më të vlefshme të ndërtimit; pamja spektakolare nga qyteti i Prishtinës; secili ballkon është i pajisur me grill; parku i madh i gjelbëruar me florë të llojllojshme; siguria maksimale dhe parametrat e tjerë janë disa nga elementet që e do ta përcjellin këtë projekt deri në finalizimin e tij. Prandaj, nëse mendoni që të filloni një jetë të re në qytetin e Prishtinës, atëherë zgjidhja ideale është kompleksi ku fillon Prishtina e Re dhe ai është Albanica Residence.

Artikull i sponsorizuar