Çmendet moti në Gjermani, dhjetëra të lënduar nga breshri (Video)

Çmendet moti në Gjermani, dhjetëra të lënduar nga breshri (Video)

Autoritetet gjermane njoftuan se të paktën 20 persona janë lënduar nga moti i keq me stuhi dhe vetëtima në Bavari.

Disa shtëpi u përmbytën dhe u dëmtuan për shkak të reshjeve të shiut dhe breshrit, kokrrën e të cilët, sipas meteorologëve, arriti deri në 5 cm, përderisa disa dëshmitarë thanë se ato ishin me  madhësi të topave të tenisit (mbi 6.5 cm), duke shkatërruar dritaret e makinave dhe pasqyrat anësore. Një video e postuar nga një udhëtar me varkë në Ammersee, pranë Munihut, tregon për madhësinë e kokrrave të breshrit që po binin në liqen dje pasdite.

Një tjetër video është kapur në momentin kur kokrrat gjigante të breshërit goditnin një makinë në Germering-Unterpfaffenhoffen. Shërbimi Gjerman i Motit (DWD) më herët i kishte paralajmëruar banorët e Bavarisë dhe Saksonisë se moti do të jetë me stuhi dhe se mund të sillte "një breshër të madh me madhësi rreth 5 cm"./Motilokal/

62567403_300692650874384_6227678445778763776_n.mp4

64589642_2099358923700251_5921305002487316480_n.mp4

Image result for Hailstorm leaves several injured in Germany