Ndotja e ajrit në shumë qytete të Maqedonisë tashmë është bërë shqetësim i madh për banorët. Në natën e mbrëmshme qytetet si Tetova, Kumanova dhe Strumica kanë pasur ajër shumë të ndotur, që është konfirmuar edhe nga stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit.
Edhe kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi ka regjistruar ndotje të lartë të ajrit, që sipas Air Visual është qyteti i 26-të më i ndotur në botë, ndërsa qytete tjera kanë qenë me ndotje mesatare.
Sipas matësit të ajrit 142 PM në 100 mikrogram ka qenë në Kumanovë, 86 në Tetovë dhe 1000 në Strumicë. /Motilokal.com