Zbulohet diamanti gjigant në Botswana

Zbulohet diamanti gjigant në Botswana

Një diamant 1.098 karat i gjetur në Botswana, i prezantuar nga presidenti Mokgweetsi Masisi, një javë pasi ai u gjet nga kompania gjysmështetërore “Debswana” dhe është i treti më i madh i llojit të vet në botë.

Guri i zbuluar më 1 qershor është vlerësuar si shumë i rrallë. Lynette Armstrong, drejtoreshë e “Debswanas”, ka thënë se ky gur ka kuptim të madh për Botswanan.

Ky diamant i zbuluar është guri më i madh i çmuar që është zbuluar në historinë e kompanisë.

Image

Diamanti është vetëm pak më i lehtë nga “rivali” i tij në vend të dytë, i cili po ashtu u gjet në Botswana në vitin 2015.

Kujtojmë që diamanti më i madh i njohur është “Cullinan” me 3.106 karatë, i gjetur në Afrikën e Jugut më 1905./Motilokal.com