Kina nis me sukses misionin duke dërguar astronautë në stacionin e ri hapësinor

Kina nis me sukses misionin duke dërguar astronautë në stacionin e ri hapësinor

Kina nisi me sukses tre astronautë në hapësirë ditën e sotme, për të filluar eksplorimin e stacionit të ri hapësinor të vendit.

Anija kozmike Shenzhou-12, u lëshua në një raketë transportuese Long March-2F të enjten në mëngjes, nga Qendra e Launch Satellite Jiuquan në veriperëndim të shkretëtirës Gobi të Kinës.

Misioni dërgoi ekuipazhin në modulin kryesor të stacionit hapësinor të planifikuar, të quajtur Tiangong ose Pallati Qiellor, i cili është ende në ndërtim e sipër në një orbitë më të ulët.

Ky është misioni i shtatë me ekuipazh në hapësirë i Kinës dhe i pari gjatë ndërtimit të stacionit hapësinor kinez. Ai është gjithashtu i pari mision në gati pesë vite pas misionit të fundit të fluturimeve hapësinore me astronautë kinezë.

Gjatë tre muajve, dy astronautë do të kryejnë dy shëtitje hapësinore me kohë të gjatë. Pas këtij misioni, tre anije kozmike të ekuipazhit dhe dy module laboratorike do të dërgohen në stacionin hapësinor, me synimin për të përfunduar ndërtimin e tij deri në fund të vitit 2022.

Huang Weifen, një nga projektuesit kryesorë të programit hapësinor tha se gjatë misionit ekuipazhi do të përdorë kostume të reja hapësinore, si dhe një anije të re kozmike. Të tre astronautët që janë pjesë e misionit të Kinës janë përkatësisht komandanti Nie Haisheng, një veteran 56-vjeçar që ka marrë pjesë në misionet “Shenzhou-6” dhe “Shenzhou-10”; Liu Boming, 54 vjeç, i cili ishte pjesë e misionit “Shenzhou-7”, dhe Tang Hongbo, 45 vjeç, për të cilin ky është misioni i parë hapësinor.

Në një ceremoni para nisjes, të tre astronautët që ishin veshur me uniformat e tyre hapësinore, përshëndetën një turmë mbështetësish mes të cilëve familjarë dhe personeli i stacionit hapësinor. Është misioni i parë kinez me ekuipazh në pothuajse pesë vjet.

Nisja përfaqëson një çështje të një prestigji shumë  të madh në Kinë, teksa Pekini përgatitet të festojë 100 vjetorin e Partisë komuniste në pushtet në 1 korrik me një fushatë të zgjeruar propagande. Për t’u përgatitur për misionin, ekuipazhi është trajnuar për më shumë se 6 mijë orë./Motilokal.com