Vjen i nxehti afrikan, mësoni si do të jenë temperaturat sot dhe fundjavë në Shqipëri

Vjen i nxehti afrikan, mësoni si do të jenë temperaturat sot dhe fundjavë në Shqipëri

Shqipëria përgjatë ditës së sotme dhe fundjavës do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nis i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 19 deri në 27 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i nxehtë, pothuajse i kthjellët përgjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 28 °C.

Mot i nxehtë, i kthjellët e me diell e përgjatë viseve malore mundësi për rrebeshe shiu pritet të mbajë ditën e diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 30 °C./Motilokal.com