Diell, vranësira dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit në Maqedoni

Diell, vranësira dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira. Pasdite pritet të ketë reshje lokale të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 29 °C.

Dita e shtunë do të nis me mot pothuajse të kthjellët, ndërsa gjatë pasdites pjesërisht me re, vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 20 deri në 28 °C.

Të dielën do të mbajë mot i nxehtë, me kthjellime e me re, vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 30 °C./Motilokal.com