I nxehti ekstrem, Kalifornia regjistron temperaturën mbi 51.6 gradë

I nxehti ekstrem, Kalifornia regjistron temperaturën mbi 51.6 gradë

Një valë nxehtësisë ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në Bregun Perëndimor, që po zhvendoset në Kaliforni, veçanërisht Luginën Qendrore dhe rajonet e shkretëtirës.

Sipas njoftimeve tashmë temperaturat kanë arritur deri në 41 gradë Celsius, ndërsa lagështia ka qenë në limitin më ekstrem të regjistruar.

I nxehti përvëlues dhe thatësia, nuk kanë të ndaluar, ku shumë turistë, të pajisur me shishe uji dhe kapele, që të bëjnë fotografi në Luginën e Vdekjes, në Kaliforni, ku temperatura ka arritur mbi 51.6 gradë Celsisu.

Ndërsa në Palm Springs termometri ka regjistruar temperaturën 49 gradë Celsius. Temperatura më të larta se zakonisht janë regjistruar edhe në San Francisko.

Kujtojmë që në Luginën e Vdekjes në vitin 1913 është regjistruar rekordi botëror i nxehtësisë: 56.6 gradë Celsius. Por Kalifornia nuk është i vetmi shtet amerikan që po përjeton këtë të nxehtë ekstrem. Arizona, Jutah, Montana të gjitha janë përfshirë nga temperaturat e larta.

Në Montana, temperaturat arriti mbi 38 gradë Celsius, duke pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve për të shuar zjarret e shpërthyera në zona të ndryshme të shtetit. Shumë banorë janë ndihmuar nga zjarrfikësit për t’u larguar nga shtëpitë e tyre.

Sipas paralajmërimeve të shkencëtarëve, ne duhet të presim një klimë gjithnjë e më të nxehtë viteve të ardhshëm, pikërisht për shkak të ndryshimeve klimatike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgatitur për një valë të nxehti, ku 50 milionë amerikanë janë paralajmëruar për këtë dhe pritet që kjo situatë të zgjasë për disa javë./Motilokal.com