BE vlerëson ndalimin e shitjeve të veturave me benzinë dhe naftë deri në vitin 2035

BE vlerëson ndalimin e shitjeve të veturave me benzinë dhe naftë deri në  vitin 2035

Në paketën klimatike të 14 korrikut, Komisioni Evropian mund të propozojë 2035 si vitin e fundit në të cilin do të jetë e mundur të shesim vetura me benzinë ose naftë në Evropë.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në Bruksel, të raportuara nga media të ndryshme, në propozimin për standardet e reja të CO2, Komisioni nuk mund të ndalet në caktimin e objektivave për vitin 2030.

Në një intervistë për ANSA, drejtori i përgjithshëm i Komisionit për Klimën, Mauro Petriccione përmendi mundësinë e një synimi të vitit 2030 prej 40 gramë CO2 për kilometër, që do të nënkuptojë një ulje prej 60% të emetimeve për veturat e reja krahasuar me sot. Shtimi i një objektivi 100% deri në vitin 2035 do të nënkuptojë fundin e motorëve me naftë dhe benzinë.

Për neutralitetin ndaj klimës deri në vitin 2050, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, të gjitha veturat e reja të vendosura në tregun global duhet të jenë me emision zero deri në vitin 2035 dhe prodhuesit evropianë kanë nevojë për një sinjal politik", shpjegon presidenti i Komisionit për Mjedis në Parlamentit Evropian Pascal Canfin./Motilokal.com