Shiu përmbytë rrugët në Prishtinë

Shiu përmbytë rrugët në Prishtinë

Ka mjaftuar të bije pakë minuta shi dhe rrugët në Prishtinë kanë vërshuar pothuajse të gjitha.

Një shi i rrëmbyeshëm që ka përfshirë mesditën e sotme Prishtinën, ka shkaktuar telashe në disa rrugë të kryeqytetit duke vështirësuar edhe komunikacionin rrugor. Gjithashtu, ujërat e mëdha nga shiu kanë shkaktuar probleme edhe në kanalizime, duke bërë që të dalin në sipërfaqe.

Stina e pranverës po largohet me një mot kryesisht të ftohtë e të lagësht e përshkruar me reshje shiu.

Vera zyrtarisht fillon ditën e hënë me 21 qershor dhe pritet që Kosova të përfshihet nga një valë e nxehtë me origjinë nga Afrika, por nuk do të mungojnë rrebeshet e shiut./Motilokal.com