Prej nesër arrin i nxehti përvëlues, temperatura deri në 40 °C

Prej nesër arrin i nxehti përvëlues, temperatura deri në 40 °C

Sipas parashikimit të Motilokal.com duke nisur nga nesër dhe javën e ardhshme vala e të nxehtit afrikan pritet ta godet Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ku priten temperatura jashtëzakonisht të larta deri në 40 °C.

Vala e nxehtësisë pritet të sjell edhe përkeqësim të cilësisë së ajrit, ku mbi Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të depërtojë pluhuri saharian.

Në Tiranë e Berat e disa qytete termometri sipas Motilokal.com do të shënojë kulmin ditën e enjte me 40 °C ndërsa gjatë gjithë javës temperaturat maksimale do të jenë mbi 38 °C.

Ndërsa Prishtina pritet të shënojë kulmin ditën e enjte me 38 °C.

Të enjten e ardhshme edhe Shkupi pritet të shënojë kulmin e nxehtësisë me 40 °C.

Ky muaj do të mbyllet me temperatura të larta ku gjatë kësaj jave do të regjistrohen edhe vlera 38 °C. Në ditët në vijim pritet të ketë rënie të lehtë të vlerave termike por do të jetë rënie e lehtë pasi temperaturat e larta do të mbeten prezentë deri në fund të këtij muaji.

Këto temperatura do të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe mundësi për breshër./Motilokal.com