Kosova përfshihet nga i nxehti ekstrem

Kosova përfshihet nga i nxehti ekstrem

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, kryesisht i kthjellët e me diell. Gjatë pasdites mundësi për rrebeshe shiu të izoluara me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 20 deri në 33 °C.

E enjtja do të jetë me mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Gjatë pasdites dhe në orët e para të mbrëmjes priten vranësira lokale dhe mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 23 deri në 36 °C.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), që nga ora 9 e deri në 17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit./Motilokal.com

May be a cartoon