Washington Post: Shqipëria diversifikon prodhimin e energjisë elektrike me bazë ujin

Washington Post: Shqipëria diversifikon prodhimin e energjisë elektrike me bazë ujin

Prestigjiozja amerikane “The Washington Post”, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë përmes parqeve eolike.

Sipas “The Washington Post”, Shqipëria ka hapur një tender të hënën për programin e saj të parë të energjisë me erë në tokë, duke u përpjekur të diversifikojë prodhimin e saj të energjisë me bazë ujin.

Shqipëria prodhon më shumë se 99% të energjisë së saj nga hidrocentralet, me impiantet kryesore të vendosura në lumin Drin, në veri të vendit. Kjo e ka bërë vendin të prekshëm nga ndryshimet sezonale në hidrologji dhe të varur nga importet e energjisë së shtrenjtë, me shumë emisione.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se vendi i Ballkanit po përpiqet të minimizojë cenueshmërinë e saj nga vitet e thata. Ajo ftoi ndërmarrjet private të ofrojnë projekte me një kapacitet prej 10 deri 75 MW. Ofertuesit e suksesshëm do të shpallen brenda dy viteve.

Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike ka financuar asistencën teknike për projektin dhe përgatitjen e një raporti për të përcaktuar zonat e përshtatshme për energjinë e erës, të cilat mbulojnë rreth 20% të territorit të vendit.

Vitin e kaluar Shqipëria shpalli dy tenderë për projekte të energjisë diellore.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po ndihmon qeverinë në Tiranë të fusë procese konkurruese të prokurimit për projektet e energjisë së rinovueshme./Motilokal.com