Në Detin Marmara të Stambollit vendosen pajisje për të rritur nivelin e oksigjenit në luftën kundër mukozës

Në Detin Marmara të Stambollit vendosen pajisje për të rritur nivelin e oksigjenit në luftën kundër mukozës

Disa pajisje për të rritur nivelin e oksigjenit në Detin e Marmarasë u vendosën sot si pjesë e luftës kundër mukozës në brigjet e metropolit Stamboll dhe provincës veriperëndimore Kocaeli, raporton agjencia e lajmeve turke AA.

Pajisjet u vendosën në pesë pika të ndryshme në Gjirin e Izmitit dhe pranë Pendikut për të frenuar mukozën.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum vendosi një nga pajisjet në det pasi inspektoi operacionin e pastrimit.


Në provincën veriperëndimore të Canakkalasë, intensiteti i mukozës rreth bregdetit të gadishullit historik të Galipolit është rritur gjithashtu që nga e hëna.

Mukoza ka ndikuar në zonën midis Galipolit dhe Eceabat në provincën e Çanakkalasë, duke mbuluar pjesë të caktuara të rajonit bregdetar.


Të përhapura nga efekti i erës, algat e detit u vërejtën gjithashtu edhe në zonat për prodhimin e peshkut.


Mukoza është një rritje e tepërt e algave mikroskopike të quajtur fitoplankton të shkaktuara nga rritja e temperaturave të ujit të detit për shkak të ngrohjes globale, ujit të ndenjur dhe ndotjes./Motilokal.com