Alarmi i OKB-së për klimën: Njerëzimi rrezikon zhdukjen nga ngrohja globale!

Alarmi i OKB-së për klimën: Njerëzimi rrezikon zhdukjen nga ngrohja globale!

Ngrohja globale mbi pragun e vendosur nga marrëveshja e klimës në Paris do të kishte ndikime të pakthyeshme në sistemet njerëzore. Nëse arrihen +2 gradë celsius në vend të +1.5, rreth 420 milionë më shumë njerëz në Tokë do të duhet të përballen me valë ekstreme të nxehtësisë dhe deri në 80 milionë më shumë njerëz në botë mund të kërcënohen nga uria. Kjo është ajo që thuhet në një draft të raportit të Grupit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Raporti flet edhe për mungesën e ujit, eksodet e mëdha, kequshqyerjen e deri në zhdukje të specieve: jeta në Tokë siç e njohim ne do të transformohet në mënyrë të pashmangshme nga ndryshimi i klimës kur fëmijët e lindur në 2021-shin të kenë mbushur 30 vjeç, e ndoshta edhe më përpara, paralajmërojnë ekspertët.

Cilido qoftë niveli i reduktimit të gazeve shkaktare të efektit serë, ndikimi shkatërrues i ngrohjes globale mbi natyrën dhe njerëzimin do të shpejtohet, thuhet në raport, dhe do të bëhet i prekshëm që përpara 2050-ës.

“Jeta në Tokë mund të rikuperohet nga ndryshime të mëdha klimatike duke evoluar në specie të reja dhe duke krijuar ekosisteme të reja, por njerëzimi nuk mundet”, vijon IPCC.

Raporti i plotë i vlerësimit me 4000 faqe, është shumë më alarmant se sa ai i mëparshmi në 2014, që synon të drejtojë vendimet e ardhshme të politikave.

Ndërsa konkluzionet e tij kryesore nuk do të ndryshojnë, ai nuk do të dalë zyrtarisht deri në shkurt 2022, pas miratimit të tij me konsensus nga 195 shtete anëtare./Motilokal.com