Ndikimi i masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore ka rënduar cilësinë e ajrit në Kosovë

Ndikimi i masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore ka rënduar cilësinë e ajrit në Kosovë

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur situatë e rënduar e cilësisë së ajrit në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM2.5 dhe PM10, në disa stacione matëse të menaxhuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM2.5 dhe PM10 është regjistruar veçanërisht në stacionet në Prishtinë (IHMK dhe Rilindja).

AMMK sqaron se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve aktuale meteorologjike në të cilat ndodhet vendi ynë. Sipas të dhënave meteorologjike të IHMK, Kosova aktualisht është nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.  Pluhuri i ardhur nga kjo zonë e Afrikës ku shtrihet edhe shkretëtira e Saharasë, që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.

No photo description available.

“Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër”, thuhet në njoftim./Motilokal.com