Temperaturat ekstreme/ Shkurret te Shkëmbi i Kavajës përfshihen nga flakët

Temperaturat ekstreme/ Shkurret te Shkëmbi i Kavajës përfshihen nga flakët

Temperaturat e larta kanë përfshirë këtë javë vendin tonë, duke u bërë shkak edhe për vatrat e zjarreve.

Ditën e sotme, flakët kanë mbuluar shkurret në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, duke përfshirë disa bimësi.

Zjarri u favorizua nga era, duke u përhapur me shpejtësi e duke e bërë më të vështirë punën për zjarrfikësit. Edhe pse në vendngjarje u gjendën dy zjarrfikës, ato mundën që të shuanin zjarrin pas 1 ore, shkak u bë terreni i vështirë./Motilokal.com