Rriten kërkesat për ujë të pijshëm, apelohet për ta kursyer

Rriten kërkesat për ujë të pijshëm, apelohet për ta kursyer

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” përmes një komunikate u ka bërë thirrje konsumatorëve që ta shfrytëzojnë ujin sa më racionalisht në këto ditë shumë të nxehta.

Kjo kompani ka njoftuar se kërkesa për ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme është rritur shumë,  por  furnizimi me ujë të pijshëm është stabil.

“Po mbretërojnë temperatura të larta në vendin tonë. Kërkesa për ujë të pijshëm sot ka filluar të rritet jashtëzakonisht. Furnizimi me ujë të pijshëm është stabil. Shpenzoni racionalisht ujin, që mos të kenë problem pikat e larta të furnizimit”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”./Motilokal.com