Edhe sot mot shumë i nxehtë, bëni kujdes!

Edhe sot mot shumë i nxehtë, bëni kujdes!

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në tërë rajonin po mbretëron mot jashtëzakonisht i nxehtë me temperatura tropikale/afrikane, që gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë kulmin.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot shumë i nxehtë, ku temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 30 deri në 37 °C dhe pritet të arrijë edhe 40 °C.

Edhe në Kosovë sot do të mban mot shumë i nxehtë, ku termometri pritet të shënon temperatura nga 24 deri në 36 °C, që në disa qytet pritet të arrijë deri në 37 °C.

Mot shumë i nxehtë po mban edhe në Maqedoninë e Veriut, temperaturat gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 27 deri në 37 °C.

KUJDES! Këshillohet që të shmangni daljen gjatë orëve të nxehta dhe të mbani freskët ambientet në të cilat rrini, duke mbyllur dritaret në drekë. ISHP këshillon ndër të tjera që qytetarët të konsumojnë sa më shumë lëngje, fruta, perime dhe të vishen me rroba të lehta, pa harruar syzet dhe ujin me vete, gjatë kohës kur dilni./Motilokal.com