Liqenet e Dhoksit: Aty ku fjala ‘e bukur’ nuk mjafton

Liqenet e Dhoksit: Aty ku fjala ‘e bukur’ nuk mjafton

Bashkia Bulqizë është një nga destinacionet turistike të virgjëra që fsheh një natyrë të mrekullueshme si në pak vende të tjera.

Bulqiza gjendet në grykën e maleve në një pllajë natyrore që rrethohet nga kurora pishash dhe maja të larta malesh që duke që prej shekujsh garojnë mes tyre duke krijuar një kupë qelli blu si bekim i peizazhit mahnitës të kësaj zone.

May be an image of lake and nature

Bashkia Bulqizë ka projektuar një vit më parë shtegun turistik Liqeni i Zi, Ujëvara e Duriçit, Mali i Dhoksit me liqenet e Dhoksit, që është një atraksioni turistik i kësaj vere.

May be an image of flower and nature

Në Qafën e Buallit, pika ku thyhen dy pllaja ajo e Bulqizës dhe e Palanit të Bardhë shënjon një rrugë drejt Krastës ku dhe gjenden liqenet e mrekullueshme.

May be an image of mountain, nature, sky and tree

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka vizituar së bashku me një grup miqsh një nga pikat më turistike të Bulqizës, siç është Maja e Dhoksit me liqenet e saj, rreth 2000 metra mbi nivelin e detit.

May be an image of standing, tree, lake, mountain and nature

Gjatë kësaj shëtitjeje, Alla ka treguar me fotografi në rrjetet sociale disa nga momentet e bukura të përjetuara, përmes së cilave fton të gjithë të apasionuarit e natyrës që ta vizitojnë këtë mrekulli natyrore të Bulqizës.

May be an image of tree, lake and nature

“Aty ku fjala “e bukur” nuk mjafton. Në një nga vendet më të bukura në botë, Liqenet e Dhoksit”, ka shkruar Alla në postimin e tij./Motilokal.com

May be an image of mountain, lake, tree and nature

May be an image of mountain, sky and nature