Sonte të gjithë sytë nga qielli, shfaqet 'Hëna Luleshtrydhe'

Sonte të gjithë sytë nga qielli, shfaqet 'Hëna Luleshtrydhe'

Gati një muaj pasi ishim dëshmitarë të fenomenit të rrallë të një eklipsi hënor total së bashku me një “Hënë e Gjakut”, sateliti natyror i Tokës do të duket më i ndritshëm dhe më i madh se më parë në qiellin e natës të enjten. Ngjarja qiellore është domethënëse për dy arsye, së pari, është Hëna Luleshtrydhe dhe së dyti, një Super Hënë.

Hëna e Luleshtrydhe shënon Hënën e plotë të fundit të sezonit të pranverës dhe Hënën e parë të plotë të verës. Sezoni i verës filloi në hemisferën veriore me Solsticin e 21 Qershorit, i cili shënoi ditën më të gjatë të vitit.

Hëna do të duket më e madhe se në ditët e tjera pasi i afrohet tokës në orbitën e saj të sonte (enjte) dhe ka të ngjarë të jetë e dukshme për tre ditë rresht.

Hëna e plotë e muajit qershor e ka fituar këtë emër për shkak të faktit se ndodh në periudhën më të mirë të vitit për pjekjen e luleshtrydheve.

Fiset amerikane vendase i vendosën këtë emër për shkak të sezonit të luleshtrydheve. Ndërsa në Evropë quhet ndryshe Hëna e Trëndafilave, pikërisht sepse në këtë stinë çelin lulet.

Hëna e plotë e së enjtes do të jetë në kulmin e ndriçimit në orë 2:40, por spektakli hënor nuk do të jetë i dukshëm për disa orë, derisa hëna të ngrihet mbi horizontin në qiellin lindor. Hëna më pas do të shfaqet e plotë deri në fillim të së shtunës, sipas NASA-s./Motilokal.com