Venecia me ujë mbi ujë, përmbytja më e madhe në 50 vitet e fundit

Venecia me ujë mbi ujë, përmbytja më e madhe në 50 vitet e fundit

Venecia e ujshme është goditur nga vërshimet më të rënda në 50 vitet e fundit, ndërsa turistët e shumtë po enden nëpër rrugët me ujë për të gjetur strehë.

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshme bënë që sheshi i popullarizuar i Shën Markut të bëhet i pakalueshëm.

Kryebashkiaku i Venecias e ka shpallur gjendje katastrofe pasi qyteti u përmbyt gjatë valës së dytë, duke ia atribuar ndryshimeve klimatike.

"Kostot do të jenë të larta," shkroi Luigi Brugano në Twitter. "Këto janë efektet e ndryshimit të klimës."

Sipas Brugano, sasia e ujërave arriti në 1,87 metra, ndërsa alarmi i vërshimeve është aktivizuar në kanalet ikonike të qytetit.

Qysh kur kanë nisur të regjistrohen të dhënat për vërshime në vitin 1923, vetëm njëherë, në vitin 1966, ujërat nga vërshimet ishin 1.96 metra të thella.

Ai tha se shkollat do të mbeten të mbyllura pasi paralajmërimeve për reshje të forta shiu që mund të arrijë deri në 145 cm.

Fotografitë e qytetit historik treguan shumë vende ikonike, siç janë Sheshi i Shën Markut dhe Bazilika e Shën Markut nën ujë.

Është hera e gjashtë që gjatë 1200 vjetëve është përmbytur bazilika, katër prej të cilave po ndodhin në dy dekadat e fundit.

Ndërkohë, turistët u fotografuan duke u ecur nëpër ujë të thellë deri në gju përgjatë rrugëve më të njohura të qytetit, ndërsa të tjerët guxuan të uleshin jashtë kafeneve të famshme të qytetit. /Motilokal.com




At the sumptuous Gritti Palace, which has played host to royals and celebrities over the decades, including Ernest Hemingway, Elizabeth Taylor and Richard Burton, the decadent bar was largely underwater.

At 22:40pm the tide reached 183 cm, the second measure in history after the 198 cm of the 1966 flood