Vazhdon i nxehti afrikan në Shqipëri

Vazhdon i nxehti afrikan në Shqipëri

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti do të nis i kthjellët, pasdite parashihet të jetë pjesërisht me re, ndërsa përgjatë viseve malore priten reshje shiu mundësi edhe për shtrëngata. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 29 deri në 36 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25 deri në 35 °C.

Mot i nxehtë, i kthjellët e me diell e përgjatë viseve malore mundësi për rrebeshe shiu pritet të mbajë ditën e diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 33 °C./Motilokal.com