Diell, nxehtë e temperatura të larta, pasdite priten rrebeshe shiu në Kosovë

Diell, nxehtë e temperatura të larta, pasdite priten rrebeshe shiu në Kosovë

Kosova vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti sot në Kosovë nis me kthjellime, ndërsa pasditja pjesërisht me re e mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 34 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë dhe pothuajse të kthjellët në orët e para të ditës, në pjesën e dytë vranësira priten zhvillime të vranësirave dhe mundësi për rrebeshe shiu me breshër e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 32 °C.

E diela parashikohet të mbaj mot i nxehtë, i kthjellët gjatë paradites, pasdite pjesërisht me re. Ndërsa përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 29 °C./Motilokal.com