Turqia thyen rekordin botëror për mbjelljen e fidanëve për 1 orë

Turqia thyen rekordin botëror për mbjelljen e fidanëve për 1 orë

Turqia ka thyer një rekord të ri botëror për mbjelljen e më shumë fidanëve në një orë, njoftoi të një zyrtar i Guinness World Record. Rekordi erdhi gjatë fushatës masive të mbjelljes së pemëve në vend ditën e hënë kur u mbollën 11 milionë fidane në të gjithë vendin.

"Unë me këtë zyrtarisht aprovoj që rekordi i ri botëror për mbjelljen e fidanëve në një orë i përket Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë (Turqi) tani e tutje me 303.150 fidanë", tha përfaqësuesi i Rekordeve Guinness për Turqinë Subaşı Gemici para gazetarëve.

Në provincën qendrore të Çorum, një ekip vullnetarësh mbollën 303.150 fidane brenda një ore, duke thyer rekordin e Indonezisë prej 232.647 fidanëve.

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli tha se po bëhen përgatitjet për një tjetër rekord botëror për "albumin më të madh fotografik në internet të njerëzve që mbjellin fidane".

"(Ngarkimi) i fotove është ende në vazhdim...Shpresoj se rezultatet do të regjistrohen nga Guinness pasi të përmbushen kërkesat teknike", tha Pakdemirli.

Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë nisi fushatën "Frymë për të Ardhmen" në gusht, fillimisht duke synuar të mbjellë 3 milion fidane në një rast dhe t'i fusë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, por numri u rrit shpejt pasi fushata tërhoqi interesim të madh nga qytetarët.

Ndërsa fushata filloi të zgjerohet, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e shpalli 11 nëntor si Dita Kombëtare e Pyllëzimit, me ngjarjen e mbjelljes së pemëve masive që të përsëritet çdo vit në të njëjtën ditë. /Motilokal.com