Tërmet në Mal të Zi

Tërmet në Mal të Zi

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Mal të Zi në mesnatë rreth orës 01:18, me një madhësi prej 4.5 shkallë me epiqendër 10 kilometra nga Herceg Novi.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, me thellësi 10 kilometra, rreth 60 kilometra në perëndim të Podgoricës dhe 7 kilometra në veri të Herceg Novi.

Shumë qytetarë e ndien tërmetin dhe disa u zgjuan në mesin e tyre edhe gazetari i Motilokal.com, i cili përmes një statusi në faqen zyrtare të Motilokal ka raportuar për tërmetin nga Budva.

Sipas njoftimeve tërmeti ka zgjatur për rreth 10 sekonda dhe zhurma e alarmeve të veturave në qytet u ndez ndërsa dritaret e shtëpive po dridheshin, librat po binin nga raftet.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi dëmet dhe lëndimet./Motilokal.com