Rregulla të reja edhe për trotinetet elektrikë

Rregulla të reja edhe për trotinetet elektrikë

Trotinetet elektrikë po përhapen gjithnjë e më shumë në qendrat urbane, për të përmirësuar kushtet e sigurisë së njerëzve po merret në shqyrtim shtimi në kodin rrugor të neneve që do të rregullojnë trafikun e tyre në qytetet e ngarkuara me automjete.

Me këto objektiva, Ministria italiane e Infrastrukturës ka thirrur prodhuesit e tyre në një takim që do të zhvillohet më 1 korrik 2021.

Në fakt, Ministria e konsideron të dobishme dhe të domosdoshme për të kryer në një kohë të shkurtër një vlerësim mbi sjelljen e atyre që drejtojnë trotinetet elektrikë, dhe mbi aksidentet e mundshme dhe identifikimin e mënyrave të përshtatshme për të rritur sigurinë për përdorimin e këtyre mjeteve të lëvizjes elektrike.

Vetë-rregullim i përbashkët i kompanive që operojnë në sektor është vendimtar për përmirësimin e kushteve të përdorimit dhe të shërbimit./Motilokal.com