Kina publikon pamje të roverit të saj në Mars

Kina publikon pamje të roverit të saj në Mars

Agjencia hapësinore e Kinës ka publikuar pamje të roverit të saj Zhurong që endet nëpër sipërfaqen e Marsit.

Fotografitë u morën nga një aparat fotografik pa tel që roboti kishte vendosur në tokë.

Publikimi i ri përfshin gjithashtu sekuenca nga zbarkimi i Zhurong në maj, duke treguar vendosjen e sistemit të tij me parashutë dhe momentin e prekjes së sipërfaqes së Marsit.

Harta e Marsit

Roboti me gjashtë rrota po hulumton në rajonin e njohur si Utopia Planitia.

Filmimet e fundit u transmetuan përsëri në Tokë përmes satelitit Tianwen-1 i cili rrotullohet rreth Planetit të Kuq./Motilokal.com