Java nis me mot të nxehtë e temperatura të larta në Shqipëri

Java nis me mot të nxehtë e temperatura të larta në Shqipëri

Shqipëria edhe përgjatë kësaj jave parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Ku ne pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët e me diell.

Dita e hënë do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 26 deri në 33 °C.

Të martën pritet të mbajë mot shumë i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 34 °C.

Edhe e mërkura parashikohet të jetë me mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 24 deri në 34 °C.

Indeksi i rrezeve Ultra Vjollcë (UV) do të jetë në vlera shumë të larta dhe këshillohet që gjatë këtyre ditëve sidomos moshat e vjetra të ekspozohen më pak rrezeve të diellit prej orës 10:00 deri në ora 18:00./Motilokal.com