Moti në Kosovë, me diell dhe i nxehtë e temperatura deri në 36 gradë Celsius

Moti në Kosovë, me diell dhe i nxehtë e temperatura deri në 36 gradë Celsius

Kosova edhe përgjatë kësaj jave parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika, ku do të mbajë mot i kthjellët e me diell me temperatura që pritet të arrijnë deri në 36 °C.

E hëna do të mbajë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 30 °C.

Dita e martë do të jetë me mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 21 deri në 34 °C.

E mërkura do të mbajë mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell, gjatë pasdites mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat do të sillen nga 21 deri në 36 °C.

Indeksi i rrezeve Ultra Vjollcë (UV) do të jetë në vlera shumë të larta dhe këshillohet që gjatë këtyre ditëve sidomos moshat e vjetra të ekspozohen më pak rrezeve të diellit prej orës 10:00 deri në ora 18:00./Motilokal.com