![Madhështi dhe luks, zbulohet jahtit më i madh në botë {Foto]](https://motilokal.com/storage/app/uploads/public/60d/af4/2b3/thumb_6650_650_365_0_0_crop.png)
“Somnio” do të jetë jahti më i madh në botë, i cili është parashikuar të nis lundrimin në vitin 2024.
Ai do të jetë i gjatë 222 metra dhe do të kushtojë 500 milionë euro. Jahti do të ofrojë për miliarderët edhe 39 “apartamente” super luksoze, duke filluar nga 9.5 milionë euro. Do të ketë gjithashtu një kuzhinë personale, palestër, bibliotekë, hapësira për të ngrënë brenda dhe jashtë.
Ndërkohë, identiteti i pronarëve do të jetë një sekret i plotë. 39 fatlumët do të përjetojnë një jetë mes dallgëve të oqeanit si askush tjetër.
Jahti madhështor është projektuar nga Winch Design me bazë në Londër dhe Tillberg Design.
Standardet e sigurisë në bord do të jetë të niveleve më të larta të mundshme. Po ashtu, në bord do të ofrohet edhe kujdesi mjekësor, larg pandemive dhe rreziqeve të tjera globale./Motilokal.com