![Shpërthim apokaliptik në detin Kaspik [Video]](https://motilokal.com/storage/app/uploads/public/60e/23b/79d/thumb_6691_650_365_0_0_crop.png)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në afërsi të një platformë nafte në brigjet e Azerbajxhanit, në detin Kaspik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 me atë lokale, ndërsa shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta. Flakë të mëdha që ngriheshin drejt qiellit u filmuan nga njerëzit me dhjetëra kilometra larg vendngjarjes.
Fillimisht, mediat lokale raportuan për shpërthim në një platformë nafte, por kjo më pas u mohua nga SOCAR, Kompania Shtetërore e Naftës në Azerbajxhan
Sipas tyre nuk ka asnjë shpërthim të lidhur me kërkimet dhe makineritë e tyre në detin Kaspik.
“Nuk ka pasur aksidente në platformat në det të hapur dhe objektet industriale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të SOCAR, puna vazhdon në modalitetin normal. Dyshimi ynë fillestar i shpërthimit në det është shpërthimi i një vullkani”, ka deklaruar SOCAR./Motilokal.com